Sekuestrimi i pasurive të tre ish-gjyqtarëve/ Gjykata: Të hetuarit u përfshinë në aktivitete të paligjshme dhe vunë pasuri

Shqipëria

Sekuestrimi i pasurive të tre ish-gjyqtarëve/ Gjykata: Të hetuarit u përfshinë në aktivitete të paligjshme dhe vunë pasuri

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Pak ditë më parë SPAK kërkoi sekuestrimin e pasurive të tre ish gjyqtarëve Fatos Lulo, Shkëlzen Selimi dhe Bashkim Dedja të shkarkuar nga vettingu.

Kjo kërkesë u miratua nga Gjykata e Posaçme e cila vendosi sekuestro. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen me vendimin e Gjykatës, ku thuhet se secili prej tre ish gjyqtarëve dyshohet se është përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Gjykata mbi bazën e provave të shqyrtuara nisur nga lloji dhe vlera e pasurisë objekt sekuestroje, vlerëson se ekziston rrezik real për transferimin ose tjetërsimin e pasurisë objekt sekuestroje tek persona të tjerë, familjarë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e kësaj pasurie.

Ndër të tjera, është angazhuar një ekspert që ka evidentuar dhe ka kontrolluar të gjitha pasuritë e deklaruara të tre ish gjyqtarëve. Për ti dhënë efekt, nuk është marrë parasysh vendimmarrja administrative për shkarkimin nga procesi i vettingut, por të ardhurat e gjyqtarëve dhe të afërmeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat