Baba Mondi shtron iftar për Ramazanin, të ftuar ambasadorja e SHBA dhe Izraelit: Të bashkuar

Shqipëria

Baba Mondi shtron iftar për Ramazanin, të ftuar ambasadorja e SHBA dhe Izraelit: Të bashkuar

Më: 12 maj 2021 Në ora: 17:24
Baba Mondi shtron iftar për Ramazanin

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj shtroi iftar me rastin e muajit të Ramazanit. Mori pjesë diplomatja amerikane Yuri Kim, që i bashkohet kësaj feste.

I pranishëm ishte edhe ambasadori Izraelit. Si rrallë herë merrnin pjesë ambasadori Izraelit dhe diplomatja amerikane Yuri Kim.  Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve kërkoi nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare të kontribuojnë për paqen.

“Veçanërisht ne, përfaqësuesit e lartë të komuniteteve fetare në vendin tonë, duhet të mendojmë e punojmë në çdo rrahje të zemrës sonë, duke manifestuar dëshirat dhe përpjekjet për liritë dhe paqen fetare jo thjesht këtu, në Ballkan apo Evropë, por në krejt shpirtrat e besimtarëve. Të tillë, të bashkuar, do të jemi më pranë vëmendjes së Zotit, më pranë dashurisë njerëzore dhe vlerave universale të qytetërimit të kësaj epoke” tha Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Ambasadori izraelit vlerësoi harmoninë fetare në vendin tonë.

“Vetëm nëse solidarizohemi me njeri-tjetrin dhe promovojmë të tilla vlera do të kuptojmë se mes feve ka shumë më shumë të përbashkëta sesa ndasi, dhe se ndasitë në fakt janë aq të papërfillshme kur ne fokusohemi tek thelbi, tek vlerat morale dhe njerëzore të cilat promovohen prej secilës nga fetë monoteiste. Shqipëria është shembulli më i mirë i mishërimit të këtyre vlerave, duke spikatur për bashkëjetesën dhe tolerancën fetare” tha ai. Të enjten besimtarët myslimanë kremtojnë fitër Bajramin, festa që përmbyll muajin e madhërishëm të Ramazanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat