Pamje të rënda, si humbi jetën dje me motor ‘i forti’ i Yzberisht në Tiranë

Shqipëria

Pamje të rënda, si humbi jetën dje me motor ‘i forti’ i Yzberisht në Tiranë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 17:52
Fatmir Avdillari

Publikohet pamjet e aksidentit që i mori jetën dje ‘Xubit’ të Yzberishtit.

Siç shihet në video. Fatmir Avdillari, 45 vjeç, po udhëtonte me shpejtësi shumë të lartë, ndërsa përplaset me dy makina.

Avidllari njihej si personi me rekorde kriminale nga policia. Ai është dënuar më parë për vrasje, teksa pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat, Kashar e Yzberisht në vitin 2017.

Ai dyshohej si ishte kapoja i një grupi që shpërndante drogë në këto zona, teksa gjatë operacionit ”Qelqi” iu kapën 30 kg hashash dhe një armë pa leje.

Avdillari ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi teksa ka qenë edhe pjesë e bandës së Yzberishtit në vitet 97′ e 98′. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

Fatmir Avdillari së bashkë me të vëllanë Ilirin, por edhe persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat