Mesazhe urime e përqafime, më pas dreka me mish qingji e bakllava, ja si festohet Fiter Bajrami në Tiranë

Shqipëria

Mesazhe urime e përqafime, më pas dreka me mish qingji e bakllava, ja si festohet Fiter Bajrami në Tiranë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 15:44
Pamje nga video

Sheshi Skënderbej  u mbush në çdo cep të tij me besimtarët mysliman të cilët falën namazin e Fiter Bajramit.

Riti fetar nisi në orën 05:40 dhe përfundoi në 06:20, të pranishëm ishin burra gra, fëmijë dhe të moshuar.  

Fjalë përshëndetëse mbajtën kreu i KMSH, Nën kryetari i tij dhe imami i xhamisë së  Ethem Beut.

Falja u pri nga kreu i KMSH Bujar Spahiu.

Ky është viti i dytë që namazi i Fiter Bajramit falet në kushtet e pandemisë, por ndryshe nga një vit më parë, u lejua falja jashtë Xhamisë.

 Lutja e kryetarit të KMSH  ishte për një jetë të shëndetshme larg veseve dhe me shumë shpresë.

"Ju sot do të shkoni te njëri-tjetri për t'i uruar Bajramin, do të shtrini dorën e pajtimit nëse keni qenë të hidhëruar me dikë. Kjo botë nuk duhet të ketë mëri," tha ai.

Pas përfundimit të lutjes, të vegjël e të mëdhenj shkëmbyen mesazhe urimi.

"Për të falur Bajramin," thotë një fëmijë.

"Është mirë që ta mbajmë agjërimin sepse të falen gjynahet," thotë një tjetër.

"Unë jam zgjuar për të falur Bajramin edhe për të adhuruar All-llahun. O Allah na ruaj prindërit edhe të jemi me jetë të gjatë," thotë një fëmijë.

"Vetëm urime dhe gëzuar Fiter Bajramin për të gjithë shqiptarët," thotë një besimtar.

Në shtëpi i pret dreka e Bajramit, ku ushqimi tradicional mes të tjerash është bakllavaja.

"Kemi mish qingji, mish keci, byrek me qumësht, bakllava," thotë besimtarja.

Pavarësisht pandemisë, thonë se nuk do të mungoj as shkëmbimi i vizitave mes të afërmve

"Do shkojmë se kemi të afërmit tonë, do shkojmë te prindërit, se kemi vëllezërit, motrat. Ne kështu mblidhemi dhe e festojmë shumë," thotë besimtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat