Sejamini kërkesë kryeministrit: Nëse i do shqiptarët jepi...

Shqipëria

Sejamini kërkesë kryeministrit: Nëse i do shqiptarët jepi...

Më: 13 maj 2021 Në ora: 23:24
Neritan Sejamini

Analisti Neritan Sejamini është shprehur se nëse Lulzim Basha pranon ftesën e kryeministrit Rama  për bashkëpunim kjo do ishte fatale për Partinë Demokratike.

“Opozita është në pozitë të vështirë duhet të gjejë ide të reja të sfidojë Ramën, qasja e vjetër nuk e sjell në pushtet të heqë dorë nga protestat. Opozita duhet të heqë dorë nga fushata negative, akoma me meme negative”, tha Sejamini.

Çdo marrëveshje Rama-Basha në disfavor të PD, s’hyn dot në një marrëveshje që pala tjetër ka çdo gjë.

“Rama e ka mundur Bashën në të gjitha betejat edhe kur ishte radikal dhe dogji mandatin, mund të jetë bashkëpunim në ministri, institucione të pavarur që t’i kenë ata, Rama ka një kundërshtar të kompleksuar nga dialogu se ka një fobi se mund ta quajnë tradhtar. Tani kemi edhe presidentin që duhet me pëlqimin e opozitës. Me gjithë ekzistencën e nje presidence pro opozitës nuk e kanë penguar suksesin e socialistëve.

Tani në 2017 u pa qeveria teknike dhe PD humbi, tani janë provuara të gjitha dhe Ramës i intereson të rrijë Basha se sa më i fortë Basha aq më shumë rri Rama në pushtet.

Nëse do tu afrohet shqiptarëve Rama, mos t’i afrohet Bashës, ta bëjë që populli ta shkarkojë presidentin, po këtë se duan ata . T’ua japin popullit presidencën”, u shpreh më tej Sejamini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat