Analisti zbulon lëvizjen "e fshehtë" të kryeministrit: Kë do të zgjedhë Rama në kabinetin e ri qeveritar...

Shqipëria

Analisti zbulon lëvizjen "e fshehtë" të kryeministrit: Kë do të zgjedhë Rama në kabinetin e ri qeveritar...

Më: 14 maj 2021 Në ora: 00:07
Edi Rama

Analisti i njohur Neritan Sejamini bën analizën e tij, për kabinetin e ri qeverisës, në mandatin e tretë të Partisë Socialiste.

Sejamini thekson se gratë që ka zgjedhur, si Belinda Balluku apo Ogerta Manastirliu janë të pëlqyera, pasi kanë komunikim të mirë me publikun.

Megjithatë, shton se “ai do ta ndryshojë qeverinë aq shpesh, sa nuk ka rëndësi fare”.

Ai e sheh si zgjedhjen e duhur “largimin e disa politikanëve nga kabineti dhe zëvendësimi me figura larg korrupsionit”. “Qeverinë e parë, që e sulmuan dhe u bënë shënjestër e opozitës, Rama i spostoi dhe solli kryesisht gra, që janë më të qeta.

I japin një natyrë që të jetë sa më pak e shënjestruar nga opozita dhe besoj se këtë do të ruajë. U largua nga figura që tërheqin skandale dhe mori figura më të qeta, kryesisht gra”, thotë analisti për Open.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat