Vrasja e Everest Çakës, gazetari i njohur zbulon detaje: Një person u arratis nga komisariati i Elbasanit duke shfrytëzuar...

Shqipëria

Vrasja e Everest Çakës, gazetari i njohur zbulon detaje: Një person u arratis nga komisariati i Elbasanit duke shfrytëzuar...

Më: 14 maj 2021 Në ora: 23:15
Elbasan

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e Everest Çakës në Elbasan, ku bëhet me dije se për ekzekutimin e tij Policia shoqëroi pas ngjarjes një person të identifikuar si Mirjan Dedja. Gazetari Eni Ferhati u shpreh se Dedja u shoqërua si një person që mund të kishte dijeni për ngjarjen, pasi edhe ai sapo ishte kthyer nga Spanja, vend ku edhe viktima shkonte shpesh. Por pas më shumë se 48 orësh në komisariatin e Elbasanit, ai u arratis duke shfrytëzuar një moment që shkoi në tualet.

Sipas gazetarit, Dedja ka mohuar përfshirjen në ngjarje, ndërsa ka dhënë edhe një alibi, duke treguar me detaje se ku ka qenë në momentin që ka ndodhur ngjarja.

"Pas ekzekutimit policia ka shoqëruar disa persona, mes tyre edhe Dedja, si person q mund të kishte dijeni për ngjarje. U bë lidhja sepse edhe ky person ishte kthyer nga Spanja dhe mund të ketë patur rol në ekzekutimin e tij. Ai është mbajtur i shoqëruar edhe përtej orës që lejon ligji në komisariat. Nuk ka pranuar se ka lidhje me ngjarjen ka dhënë edhe një alibi me detaje se ku ka qenë.

Në një moment të caktuar ai ka mundur të arratiset nga dhomat e shërimit në policinë e Elbasanit, ka shfrytëzuar një moment që shkoi në banjë dhe është larguar. Ka qenë orët e para të mëngjesit ku edhe vigjilenca e efektivëve bie. Ai ka thënë në një intervistë sot që është i gatshëm të vetëdorëzohet në rast se i japin garanci se nuk do arrestohet", tha gazetari në "Pa Protokoll".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat