Ambasadori Gjerman: Ne e dimë që shumë shqiptarë mendojnë të emigrojnë por duam të krijojmë perspektiva të reja në vend

Shqipëria

Ambasadori Gjerman: Ne e dimë që shumë shqiptarë mendojnë të emigrojnë por duam të krijojmë perspektiva të reja në vend

Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:16
Peter Zingraf

Gjermania po i kushton një vëmendje të veçantë formimit profesional të popullatës lokale përfshirë dhe të rikthyerit mbështetjes me grante dhe trajnime.

Ne e dimë që shumë qytetarë shqiptarë mendojnë të emigrojnë – por qëllimi ynë është që të krijojmë perspektiva të reja në vend. Duke mbështetur ekonominë e Shqipërisë, ne ndihmojmë në gjenerimin e vendeve tërheqëse të punës dhe mundësive të zhvillimit në karrierë”, nënvizoi ambasadori Peter Zingraf në konferencën e organziuar dje në Tiranë me temë efektet e punësimit të programeve të financuara nga Qeveria Gjermane në Shqipëri.

Në tre vitet e fundit, nga 2018 në 2020-ën, asistenca teknike dhe financiare e dhënë nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim ka kontribuar në punësimin e rreth 20.000 personave, më shumë se gjysma prej të cilëve në vende të reja pune.

Programet e zbatuara përmes Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfË) operojnë në fusha të ndryshme si arsimi dhe formimi profesional, zhvillimi i biznesit dhe qasja e tij në financime, turizmi rural dhe bujqësia, informon zyra e shtypit nga ambasada gjermane. 

Një numër biznesesh, kryesisht fermerë, kanë patur qasje në financim dhe janë mbështetur si rrjedhojë e garancive të Fondacionit të Garantimit për Kredi Rurale, me një vëllim të përgjithshëm financiar prej më shumë se 35.5 milionë euro hua të disbursuara, mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes KfW-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat