Manastirliu nxjerr shifrat: Mbi 11 mijë vaksinime janë kryer sot, nga fillimi i fushatës mbi 664 mijë vaksinime

Shqipëria

Manastirliu nxjerr shifrat: Mbi 11 mijë vaksinime janë kryer sot, nga fillimi i fushatës mbi 664 mijë vaksinime

Më: 15 maj 2021 Në ora: 23:11
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka publikuar shifrat, sesa vaksinime janë kryer sot dhe sa gjatë gjithë fushatës së vaksinimit.

Manastirliu shprehet se sot janë kryer mbi 11 mijë vaksinime, ndërsa shton se që nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë kryer mbi 664 mijë vaksinime.

“Vetëm sot në mbarë vendin janë kryer 11 121 vaksinime.

Ndërsa, nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria buzëqesh’ janë kryer 664 452 vaksinime”, shkruan Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat