Tapë në timon dhe pa leje drejtimi, 2 të arrestuar në Berat

Shqipëria

Tapë në timon dhe pa leje drejtimi, 2 të arrestuar në Berat

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:11
Berat

Dy persona janë arrestuar dhe një është vënë nën hetim për drejtim në mënyrë të parregullt të automjeteve dhe fshehje e të ardhurave.

Një 29-vjeçar është arrestuar duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ndërsa një 69-vjeçar pasi është konstatuar i dehur në timon.

Kurse një 44-vjeçari banues në Skrapar është vënë nën hetim pasi në aktivitetin e tij u konstatuan pllaka guri dekorativ të pa shoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• E.Gj., 29 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;
• F.D., 69 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin N.Q., 44 vjeç, banues në Skrapar, pasi në aktivitetin e tij u konstatuan pllaka guri dekorativ të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat