​Shqipëria shënon Ditën Ndërkombëtare të Muzeve

Shqipëria

​Shqipëria shënon Ditën Ndërkombëtare të Muzeve

Më: 18 maj 2021 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Në kuadër të veprimtarive të 18 majit, Dita Ndërkombëtare e Muzeve, Qendra Muzeore Berat organizoi sot një seri veprimtarish që startuan me ekspozitën e titulluar “Thesare të risjella në jetë” që u propozohet vizitorëve si një pavijon i ri gjatë një periudhe njëvjeçare.

Kreu i Bashkisë së Beratit Ervin Demo tha se është një koleksion ikonash dhe objektesh një pjesë e tyre të pa ekspozuara më parë të cilat në një periudhë jo shumë të gjatë prej 7-8 vjetësh i janë nënshtruar procesit të ndërhyrjes restauruese në Laboratorin e veprave të Artit në QM Berat, por dhe në atë të DRTK-së.

“Thesare të sjella në jetë” konsiston në një koncept të ri në menaxhimin e vlerave të trashëgimisë kulturore për ti dhënë jetë koleksioneve e për të qenë me aktiv në kujdesin ndaj tyre, për t’i bërë më të ekspozueshëm, më të prekshëm për publikun, për ta bërë muzeun përherë me joshës e destinacion.

Bëhet fjalë për një seri ikonash që u atribuohen mjeshtërve më të njohur ikonografe; Nikollës, Onufër Qipriotit, mjeshtërve të atelies së familjes Cetiri, disa autorëve anonim, kapak ungjijsh, si dhe lipsanat e shenjtorëve Angjellari e Gorazdi, një koleksion i dorës së parë të realizuara ndërmjet shekujve 16 – 20.

Koleksioni është risjellë falë punës dhe përkushtimit të restauratorit të Erion Lezi dhe të dy kolegëve të DRTK-së, Altin Tabaku dhe Miltiadh Bibo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat