Rama publikon fotot nga darka me liderët e Ballkanit në Bruksel

Shqipëria

Rama publikon fotot nga darka me liderët e Ballkanit në Bruksel

Më: 18 maj 2021 Në ora: 22:00
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel në një darkë pune të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell.

Pjesë e darkës janë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku po diskutohet për sfidat me të cilat përballet rajoni.

Kreu i qeverisë shqiptare ka postuar në Facebook një album me foto nga pritja e Borrell dhe takimet me liderët e Ballkanit. Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është pjesë e darkës së punës, ndërsa ka postuar një foto me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, të cilin e ka përgëzuar për fitoren e zgjedhjeve.

“Unë e përgëzova për fitoren në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor” shkruan ai në një postim në Twitter.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat