Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.
Janë kryer gjithsej 3862 testime nga të cilat rezultuan 23 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit
Por lajmi fantastik është se shifrat e shtrimeve në spital vijojnë të ulen ndjeshëm.
Në të 4 spitalet Covid në vend, në 24 orët e fundit janë shtruar vetëm dy qytetarë për shkak të komplikacioneve nga virusi.