Shqipëria po mposht Covid/ Qarku që ka fituar betejën me virusin, si ka rënë në mënyrë drastike numri i rasteve aktive

Shqipëria

Shqipëria po mposht Covid/ Qarku që ka fituar betejën me virusin, si ka rënë në mënyrë drastike numri i rasteve aktive

Më: 23 maj 2021 Në ora: 08:08
Shqipëri

Situata e koronavirusit në Shqipëri është përmirësuar dukshëm, pasi ka rënë në mënyrë drastike numri i rasteve aktive me covid.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në të gjithë vendin kemi 1 133 raste aktive, ku 670 prej tyre gjenden në Tiranë.

Dibra duket se e ka fituar betejën me covid, pasi ka vetëm 1 rast me koronavirus, Durrësi dhe Kukësi kanë nga 14 raste aktive. Qarku i dytë me më shumë raste aktive është Korça, me 115 raste.

Situata në spitale

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3862 testime, nga të cilat 23 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa 1 person ka humbur jetën.

Statistika (22 Maj 2021)

Raste të reja ditore 23

Të shëruar në 24 orë 176

Të shtruar në spitale 60

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3,862

Testime totale 695,738

Raste pozitive 132,176

Raste të shëruara 128,601

Raste Aktive 1,133

Humbje jete 2,442

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 670

Korçë 115

Shkodër 85

Vlorë 58

Elbasan 38

Berat 38

Lezhë 37

Gjirokastër 37

Fier 26

Durrës 14

Kukës 14

Dibër 1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat