Transformohet nënstacioni elektrik i Hoxharës në Fier, përmirësim i energjisë elektrike për 20 mijë banorë

Shqipëria

Transformohet nënstacioni elektrik i Hoxharës në Fier, përmirësim i energjisë elektrike për 20 mijë banorë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 17:40
Belinda Balluku

Nënstacioni elektrik i Hoxharës në Fier është transformuar tashmë e janë dyfishuar kapacitetet.

Kjo ka sjellë përmirësimin me energji elektrike për 20 mijë banorë.

Ministrja Belinda Balluku inspektoi ditën e sotme investimet e realizuara në nënstacionin elektrik të Hoxharës në Fier.

“Dyfishimi i kapaciteteve të nënstacionit si dhe ndërhyrjet e tjera të realizuara përmirësojnë furnizimin me energji elektrike për 20 mijë banorë si dhe i përgjigjen zhvillimit ekonomik të zonës”, shkruan Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat