Balla dhe ambasadori Zingraf inspektojnë rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në Librazhd

Shqipëria

Balla dhe ambasadori Zingraf inspektojnë rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në Librazhd

Më: 25 maj 2021 Në ora: 10:50
Taulant Balla dhe Peter Zingraf

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf dhe Drejtori i Zyrës Rajonale të KfW-së për Shqipërinë Björn Thies inspektuan punimet që po kryhen për rehabilitimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve Librazhd.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se pas përfundimit të rrjetit shpërndarës, çdo hapsirë publike dhe rrugët e qytetit po shtrohen me cilësinë më të mirë.

Gjithashtu Balla i shprehu mirënjohjen Qeverisë Gjermane dhe Qeverisë Zviceriane për financimin e këtij projekti jetik për Librazhdin.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Librazhd. Bashkë me Ambasadorin e Gjermanisë Peter Zingraf dhe Drejtorin e Zyrës Rajonale të KfW-së për Shqipërinë Björn Thies inspektuam punimet rehabilitimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve Librazhd.

Pas përfundimit të rrjetit shpërndarës, çdo hapsirë publike dhe rrugët e qytetit po shtrohen me cilësinë më të mirë.
Mirënjohje Qeverisë Gjermane dhe Qeverisë Zviceriane për financimin e këtij projekti jetik për Librazhdin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat