Shtrohet një tjetër rrugë në një fshat të Librazhdit, Balla: Polisi do të fokusohet drejt agroturizmit

Shqipëria

Shtrohet një tjetër rrugë në një fshat të Librazhdit, Balla: Polisi do të fokusohet drejt agroturizmit

Më: 28 maj 2021 Në ora: 16:53
Taulant Balla

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra inspektuan punimet që po kryhen për asfaltimin e rrugës së fshatit Polis në Librazhd.

Në fjalën e tij Balla tha se përveç afatit kohor të zhvillimit të punimeve, është me shumë rëndësi edhe cilësia e tyre.

Pas përfundimit të shtrimit të rrugës, zona e Polisit do të fokusohet drejt agroturizmit, pasi bukurive natyrore dhe mikpritjes së banorëve u mungonte vetëm rruga.

“Ky është një investim i rëndësishëm sepse i jep zonës shumë zhvillim. Detyra e banorëve tani pas përfundimit të rrugës është zhvillimi i zonës. Përveç rrugës duhet që banorët të kuptojnë që duhet të fillojmë të ndëtojnë disa pika agroturizmi për ta bërë zonën atraktive. Besoj se djemtë e kësaj zone do të kthehen nga emigracioni dhe do të fillojnë ta shfrytëzojnë këtë investim. Investimi i rrugës nuk mer vlerën e vet nëse ne nuk zhvillojmë agroturizmin. Është shumë e rëndësishme që ne të synojmë që rrugën ta çojmë deri në Polis Qendër dhe Polis Gurshpatë”, -deklaroi Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat