Ku do të betohen Rama me ministrat nëse Kushtetuesja nuk shprehet për Metën deri në shtator?

Shqipëria

Ku do të betohen Rama me ministrat nëse Kushtetuesja nuk shprehet për Metën deri në shtator?

Më: 31 maj 2021 Në ora: 12:34
Taulant Balla

Me 9 qershor Kuvendi do të mblidhet për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.Pas vendimit politik të Parlamentit, fati i Ilir Metës do të jetë në dorën e interpretimit të 7 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, nuk preferoi të komentojë paraprakisht se çfarë do të ndodhë nëse Kushtetuesja nuk legjitimon shkarkimin e Kreut të Shtetit.

"Nuk ka të bëjë me mua dhe as institucionin e Kuvendit. Kushtetuta është shumë  qartë që Kuvendi i e përfundon  procedurën e tij me 9 qershor dhe më pas është një institucion tjetër kushtetues që do të vlerësojë nëse shkeljet e konstatuara nga ana jonë janë shkelje të rënda kushtetuese. Nuk do bëj asnjë koment për këtë çështje deri sa të shprehet Kushtetuesja sepse është një institucion i pavarur. Na është dashur shumë punë për bërjën funksionale  e saj pas pastrimit të saj. Shpresoj që si KLGJ dhe KLP të vijojnë punën për plotësimin e vakancave".

Megjithatë Balla u shpreh optimist nisur nga precedenti i vënë me vendimin për dekretimin e ministrave.

"Ishte një vendim shumë i qartë se presidenti i hoqi të drejtën kuvendit të shprehet për dekretet.Ka çliruar çdo lloj ngërçi. Është e drejtë e kryeministrit të propozojë, e drejtë e Presidentit të verifikojë dhe në fund".

Por nëse Kushtetuesja nuk arrin të shprehet deri në shtator kur edhe pritet formimi i qeverisë së re, ku do të betohen Rama me ministrat?

"Kushtetuta është libri i detyrueshëm për tu zbatuar nga gjithëkush. Presidenti në fund të muajit gusht është i detyruar të thirrë seancën e parë të Kuvendit në rast se nuk e ushtron këtë Kuvendi do të mblidhet në 9 shtator dhe procedura e parë është verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj, zgjedhja e kryetarit të kuvendit dhe votimi në seancë plenare i përbërjes së këshillit të ri të ministrave dhe programit. PS po vazhdon procesin e përgatitjes për këtë mandat të ri qeverisës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat