Basha thyen heshtjen dhe i del në krah Berishës: Arritjet më të mëdha kanë vulën e tij

Shqipëria

Basha thyen heshtjen dhe i del në krah Berishës: Arritjet më të mëdha kanë vulën e tij

Më: 31 maj 2021 Në ora: 19:26
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ceku kontributin e Sali Berishës gjatë qeverisjes së vendit duke përmendur disa nga arritjet më të mëdha në vend që pas viteve ’90. Basha u shpreh se të gjitha arritjet kanë vulën e PD-së dhe pa dyshim kanë edhe vulën e Sali Berishës.

“Mos t’i lëmë shqiptarëve në mes të rrugës. Mos t’i lëmë pikëpyetjet e 25 Prillit.

Nga pikëpyetjet për ekonominë e deri te ato për integrimin europian. KA vetëm një rrugë përpara dhe kjo është rruga e betejës me të keqen.

Kështu jemi ringritur sa herë jemi goditur nga pabesitë e kundërshtarëve.

Të gjitha arritjet e mëdha të këtij vendi kanë vulën tonë, kanë vulën tuaj. Që nga rrëzimi i komunizmit, anëtarësim, i në NATO, heqja e vizave, statusi kandidat. Kanë vulën tuaj dhe kanë pa dyshim edhe vulën e Sali Berishës. Beteja e vërtetë është me kundërshtarin. Armikun më të egër të demokracisë në vend”, u shpreh Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat