“Fotografim i fletës së votimit”, reagon Edith Harxhi: Zgjedhjet me probleme të mëdha

Shqipëria

“Fotografim i fletës së votimit”, reagon Edith Harxhi: Zgjedhjet me probleme të mëdha

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:20
Edith Harxhi

Kandidatja për kryetar të PD-së, Edith Harxhi në një komunikim për mediat foli për zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Ajo ka denoncuar disa problematike në lidhje me votimin, ndërsa thotë se mijëra anëtarë që kanë qenë aktiv në zgjedhjet e 25 prillit dhe themelues të PD-së, nuk e kanë emrin në listë.

Harxhi ngriti shqetësimin pasi sipas saj në disa qytete ka pasur konflikte midis vëzhguesve dhe anëtarëve të Komisionit.

“Një numër i konsiderueshëm anëtarësh që janë kontribues në parti, kanë qenë aktiv në zgjedhjet e fundit dhe themelues të PD nuk kanë votuar se nuk janë në lista. Ka të dhëna nga shumë qendra në vend që kanë probleme.  

Një tjetër problem është edhe votimi i atyre që nuk kanë emrin në listë dhe nuk kanë kartë anëtarësie dhe po lejohen vetëm me karta identiteti. Është vënë re një proces i skanimit dhe fotografimit të fletës së votimit. Kujtoj se Gjana tha se këto janë bërë jashtë qendrës së votimit, kjo implikon votimin pasi  nuk duhet të ketë fletë votimi jashtë daljes nga qendra, prandaj këto bëhen brenda kutisë së votimit. Ka pasur raste ku ka pasur votim familjar në Kavajë dhe Mat, kjo është e patolerueshme. Ky proces ka probleme të mëdha, por pavarësisht kësaj kërkoj që të gjithë anëtarët të dalin të votojnë masivisht”, tha Harxhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat