Nisin fluturimet me pasaporta bimetrike drejt Gjermanisë, ja dëshmitë që ju kërkohen

Shqipëria

Nisin fluturimet me pasaporta bimetrike drejt Gjermanisë, ja dëshmitë që ju kërkohen

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 14:15
Ilustrim

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës "Nënë Tereza", njoftoi mesditën e sotme, e diel 20 qershor 2021, rifillimin e udhëtimeve drejt Gjermanisë të shqiptarëve me pasaporta biometrike.

Në njoftimin në Fb thuhet:

"Gjermania heq kufizimet e hyrjes së udhëtarëv shqiptarë nga Shqipëria në Gjermani"

Qeveria Federale Gjermane ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri. Efekti i këtij vendimi fillon sot, ditën e dielë, më 20.06. 2021. Udhëtimet drejt Gjermanisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, duke filluar nga kjo datë janë përsëri të lejueshme për të gjitha kategoritë e udhëtimit.

Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Gjermani kërkohet:
1) një test COVID, ose
2) një dëshmi që personi e ka kaluar
3) ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA).

Konkretisht vaksinat që janë të njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, dhe një dozë e Johnson & Johnson.

Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendur në linkun https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani.

Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

Për më tepër informacion vizitoni https://tirana.diplo.de/al-de/aktuelles/-/2365220 dhe www.tirana-airport

Ju faleminderit për bashkëpunimin.
Tirana International Airport

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat