Lajm i mirë! Një tjetër vend i BE-së heq kufizimet për shtetasit shqiptarë

Shqipëria

Lajm i mirë! Një tjetër vend i BE-së heq kufizimet për shtetasit shqiptarë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Pas thirrjes së bërë nga Komisioni i BE që vendet anëtare të rishikonin kufizimet e vendosura për udhëtarët që vijnë nga vendet e tjera, ka ardhur edhe reagimi nga ministria e jashtme e Danimarkës.

Është marrë vendimi për të vendosur Shqipërinë në listën e verdhë.

Kjo do të thotë se do të hiqet detyrimi i karantinës për të gjithë udhëtarët shqiptarë që mbërrijnë në Danimarkë.

Në këtë mënyrë, Shqipëria bëhet pjesë e listës së vendeve si Libani, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat