Raporti i KiE për zgjedhjet, LSI: Këto zhvillime e largojnë Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga BE

Shqipëria

Raporti i KiE për zgjedhjet, LSI: Këto zhvillime e largojnë Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga BE

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, thotë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, konfirmoi pretendimet e tyre për vjedhje votash në zgjedhjet e 25 prillit.

Caka thotë se presioni i ushtruar ndaj punonjësve të administratës, përdorimi i kundërligjshëm i aseteve dhe shërbimet publike dhe publikimi i të dhënave të qytetarëve, ishin kryefjala e raportit të Këshillit Evropian.

Ish-deputetja thekson më tej, se këto zhvillime, jo vetëm që nuk e afrojnë Shqipërinë drejt BE-së, por e largojnë çdo ditë e më shumë atë nga anëtarësimi në familjen e madhe Evropiane.

“Raporti i PACE (Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes) konfirmon vjedhjen me paramendim te zgjedhjeve te 25 Prillit, krim i konsumuar nga Edi Rama me gjithe shoket e tij ne pozicione kyce politike e te administratës publike.

Presioni i ushtruar ndaj punonjesve te administrates, perdorimi i kundraligjshem i aseteve dhe sherbimeve publike ne funksion te fushates elektorale, perdorimi i gjithe strukturave te depolitizuara ne sherbim te Partise ne pushtet, paraja e madhe e hedhur ne fushate nga kandidatet e Partise Socialiste, perdorimi kriminal i te dhenave personale te qytetarëve shqiptarë nga sistemi mafioz i patronazhimit, i drejtuar nga Edi Rama e shume te tjera, jane kryefjala e raportit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes mbi Shqiperine.

Te gjitha keto, jo vetem qe nuk e afrojne e nuk i hapin driten jeshile Shqiperise per ne Bashkimin Europian, por druaj se shume shpejt do perkthehen ne kushte shtese, te cilat duhet permbushur perpara celjes se negociatave.
Nuk ka tashme asnje dyshim se cdo dite e qeverisjes se Edi Rames ka qellimin e vetem te largimit te Shqiperise nga BE. 25 Prilli ishte pjesa e fundit qe plotesoi tablone e karakterit kriminal te qeverisjes se tij; mjere kush nuk do t’a kuptoje kete gje!”, shkruan Caka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat