Soreca takon kreun e KLGJ: Efikasiteti, fjala kyç në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi

Shqipëria

Soreca takon kreun e KLGJ: Efikasiteti, fjala kyç në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 10:34
Foto nga takimi

Ambasadori i BE në Shqipëri është takuar me kreun e KLGJ Naureda Llagami.

Soreca shprehet se BE mbështet punën e KLGJ duke theksuar se efikasiteti është fjala kyçe në këtë fazë të re të reformës në Drejtësi.

“Kënaqësi të diskutoja me kryetarin e KLGJ Llagami rreth përparësive të këshillit, avancimit në Gjykatën e Lartë, hartën gjyqësore dhe ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve.

Efikasiteti është fjala kryesore në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi. EU do vazhdojë të mbështesë punën e KLGJ”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat