Seanca për 30 qershorin, Arbi: Kushtetuesja s'ka juridiksion për të shqyrtuar asnjë lloj pretendimi për vendoret

Shqipëria

Seanca për 30 qershorin, Arbi: Kushtetuesja s'ka juridiksion për të shqyrtuar asnjë lloj pretendimi për vendoret

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 16:09
Foto

Në Gjykatën Kushtetuese ka rifilluar seanca për shqyrtimin e padisë për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, padi kjo e depozituar nga Voltana Ademi, asokohe kryetare e Shoqatës së Bashkive.

Përfaqësuesja e Kuvendit, Mimoza Arbi, gjatë parashtrimit të argumentave të saj në seancë thotë se kërkesa e Shoqatës së Bashkive nuk gëzon legjitimitet.

Sipas saj, Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion për të shqyrtuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive dhe asnjë lloj pretendimi për zgjedhjet vendore.

Më herët gjatë ditës Gjykata Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e përfaqësuesve të qeverisë  për pezullim të gjykimit deri në pritje të përfundimit të gjykimit të çështjes në gjykatën e Tiranës që lidhet me statusin e Voltana Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Po kështu u rrëzua edhe kërkesa e përfaqësueseve të qeverisë që pjesë e seancës të jetë Shoqata për Autonomi Vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat