Atentati ndaj biznesmenit në Sarandë, burg një prej autorëve, dy vëllezërit ende në arrati

Shqipëria

Atentati ndaj biznesmenit në Sarandë, burg një prej autorëve, dy vëllezërit ende në arrati

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 16:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka dhënë sot masën e sigurisë për Redjan Hadërin, 33-vjecarin e dyshuar si një nga autorët e atentatit ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi, të ndodhur tre ditë më parë. Prokurori kërkoi “Arrest me burg” për Redjan Hadëri dhe “Arrest shtëpie” për Luan Obzova.

I të njëjtit vendim ishte edhe Gjyqtari Alban Vecani, për rrjedhojë Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Redjan Haderi dhe po të njëjtën masë “Arrest me burg” u vendos edhe për vëllezërit Visi dhe Andrea Caushi, në mungesë, si të dyshuarit kryesorë si autorë të atentatit me 20 plumba ndaj 35-vjeçarit Spiro Iljadhi.

Teksa vëllezërit Caushi janë ende në kërkim nga policia, Redjan Hajdëri në deklaratën e tij është shprehur se ai nuk është autor i ngjarjes por ka rastisur të jetë në shoqërinë e Visi dhe Andrea Caushit.

Para trupit gjykues ka dalë sot edhe Luan Obzova, i cili u arrestua në tentativë për t’i vënë flakën lokalit të Spiro Iljadhit. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat