Befason Papa: Shteti më ka marrë një shtëpi para 50 vitesh, të ma kthejë tani

Shqipëria

Befason Papa: Shteti më ka marrë një shtëpi para 50 vitesh, të ma kthejë tani

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 11:29
Kostaq Papa

Deputeti Kostaq Papa kërkon t’i kthehet një shtëpi të cilën pretendon se ia ka marrë shteti 50 vite më parë. Kur i kanë mbetur edhe pak ditë si deputet, ai nuk do të ikë nga ky post pa marrë shtëpinë të cilët thotë se shteti ia ka borxh.

“ILDKP është një institucion i rëndësishëm dhe ne i përgjigjemi sa herë na kërkon pasuritë. Unë i listova pasuritë e mia por njëra prej tyre edhe pse është e listuar nuk ekziston. Shteti ka ende pasuri që ia ka marrë qytetarëve në mënyrë të paligjshme.

Kështu edhe mua para 50 vitesh kur unë isha i vogël shteti më mori rininë, fëmijërinë më mori dhe shtëpinë. Dhe ende nuk ma ka kthyer. Dhe unë iu drejtova kryeparlamentarit. Ai tha se do më ndihmonte. Për dijeni dhe kryeministrit. Takova dhe drejtues të pushtetit lokal të kryeqytetit të Tiranës ku unë jam si deputet për ta mbyllur këtë gjë sipas të drejtës që më takon.

Qoftë edhe pas 50vitesh. Dhe pse shteti nuk më kthen dot fëmijërinë por të paktën të më kthejë shtëpinë. Unë i kam listuar pasuritë e mia aty. Por shteti më mban akoma. Kur shteti vepron me ne kështu mendoni si vepron me qytetarët e thjeshtë”, u shpreh Papa në Kuvend. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat