Asnjë i vdekur, vetëm 2 të infektuar në Shqipëri

Shqipëria

Asnjë i vdekur, vetëm 2 të infektuar në Shqipëri

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Situata epidemiologjike në Shqipëri vijon të jetë pozitive, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit nuk raportohet asnjë i vdekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2803 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vaun e Dejës.

Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Numrin më të lartë të rasteve e ka Tirana, me 25 raste e ndjekur nga SHkodra me 23 dhe Durrësi me 8.

3 të shtruar në spital

Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

11 të shëruar

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 25

Shkodër 23

Durrës 8

Lezhë 7

Berat 5

Elbasan 4

Dibër 2

Kukës 2

Korçë 1

Vlora 1

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (24 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2803

Testime totale 786,319

Raste pozitive 132,499

Raste të shëruara 129,966

Raste Aktive 78

Humbje jete 2,455

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat