“Me 198 km/orë”, në aksin ku u shua një familje, shoferët nuk zënë mend

Shqipëria

“Me 198 km/orë”, në aksin ku u shua një familje, shoferët nuk zënë mend

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Aksi Fier-Vlorë vijon të mbetet problematik dhe i rrezikshëm për të gjithë turistët që zgjedhin jugun për të pushuar. Në këtë zonë, ku pak ditë më parë një aksident i frikshëm për shkak të shpejtësisë, i mori jetën një familje 4-anëtarëshe, sot policia ka kapur një tjetër mjet luksoz duke “fluturuar” në rrugë.

G. Ç., 30 vjeç, nga Vlora ka qenë duke udhëtuar në këtë aks rrugor me shpejtësi 198 km/orë në momentin kur është konstatuar nga radarari i Njësisë Operacionale të policisë rrugore.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga të cilat 45 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Mos drejtoni mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe mos shpejtoni, respektoni rregullat e qarkullimit, për të mbrojtur jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore në të gjithë vendin, nën moton “Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë”, vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga Policia Rrugore e Tiranës janë evidentuar dhe proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, shtetasit H. M., 27 vjeç dhe A. H., 19 vjeç, për përvetësim të simboleve të Policisë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Po si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit, në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve janë evidentuar dhe ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 87 km/orë në qendrat e banuara deri në 198 km/orë në rrugën interurbane Fier -Vlorë, ku shtetasi G. Ç., 30 vjeç, nga Vlora, i cili qarkullonte me një automjet luksoz është konstatuar nga radari i Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga të cilat 45 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2413 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore, nisur dhe nga fakti se në fundjavë ka rritje të fluksit të automjeteve në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat