100 policë nga Tirana ia mësyjnë paraburgimit në Vlorë

Shqipëria

100 policë nga Tirana ia mësyjnë paraburgimit në Vlorë

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Rreth 100 efektivë policie nga Tirana kanë zhvilluar një aksion “blic” paraditen e sotme në institucionin e paraburgimit të Vlorës.

Gazetari Elton Nikaj ka siguruar pamjet e momentit kur skuadra nga Tirana kryen kontrollin në paraburgimin e qytetit bregdetar në jug të vendit.

Në shënjestër kanë qenë qelitë e të dënuarve për të zbuluar nëse posedojnë sende të jashtëligjshme.

Bilanci i operacionit që zgjati një orë ende nuk dihet, ndërsa në orët në vijim pritet që të ketë një informacion zyrtar nga policia e shtetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat