Shehu në Kuvendin Kombëtar: PD e vetmja forcë për t’i rikthyer shpresën shqiptarëve

Shqipëria

Shehu në Kuvendin Kombëtar: PD e vetmja forcë për t’i rikthyer shpresën shqiptarëve

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 17:43
Tritan Shehu

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, renditi të gjitha arsyet që dërguan në humbjen e PD në zgjedhjet e prillit, por edhe të gjitha hapat që duhet ndjekur, për t’u rikthyer më të fortë e të bashkuar.

Shehu tha se në Qarkun e Gjirokastrës, përcaktuese në rezultatin përfundimtar, ishin mbyllja e kufijve me Greqinë, që privoi nga vota qindra shqiptarë, por edhe ndalimi i votës për personat e karantinuar.

Po këtu, Shehu shtoi se qeveria në pushtet, përdori të gjithë mënyrat për të manipuluar votën dhe vullnetin e shqiptarëve. Ai tha se PD ka humbur një betejë, e jo luftën, e kjo forcë sipas tij, është e vetmja që do të rikthejë shpresën për Shqipërinë e shqiptarët.

“Ata kanë përdorur gjithçka për të manipuluar votën. Terrorizimi me shumë forma, por edhe keqmenaxhimin e pandemisë COVID. Mësuesit hynin kokëulur, sepse humbnin vendin e punës. Kanabisi ishte një mjet tjetër që u përdor nga pushteti. Grupet kriminale dhe elementë të policisë kanë bërë presion nga fshatarët. E vërteta duket sot, me atë që sot qarku është i tëri i kanabizuar. Asnjë nuk ngre zërin për këtë, kam denoncuar me emra dhe vende, por asnjë reagim. Qëllimi i madh i Ramës, ishte dhe pengimi i njerëzve për të votuar, ai kishte frikë, nga pjesëmarrja e popullit për ndryshim. Mbyllja e kufijve pak ditë para 25 prillit, përbën vepër kriminale. Kjo preku rëndë atë qark.

Së dyti moslejimi i personave të karantinizuar, përbën një shkelje tjetër. Kësaj tabloje të vështirë, iu shtua, mungesa e angazhimit të aleatëve. Mbi 10 mijë vota shkuan dëm, duke mos konkretizuar marrjen e mandatit të 2. Edhe ne mund të bënim më mirë, të dilnim me herët. Kjo është e rëndësishme, që analiza të vazhdojë. Kjo është tërësore për atë qark, sepse si kudo në Shqipëri, opozita është PD, shpresa për ndryshim është PD. Duhet të jemi të qartë, të bindur, sepse na vë përpara përgjegjësisë, qoftë në vazhdimin e analizës sonë, qoftë edhe për atë që duhet të bëjmë për të riorganizuar PD. Duhet të gjendemi kudo te njerëzit, për të vrarë frikën.

Shqipëria dhe shqiptarët sot duhet të rrinë bashkë, për të vrarë frikën. Rezultati nuk ishte ai që aspironim. Padyshim, juve, ne, jemi të mërzitur, të hidhëruar, por them se duhet të jemi përkohësisht. Kokën duhet ta mbajmë lart, se turp s’kemi bërë. Edhe pse kemi dështuar, kemi humbur një betejë, por luftën s’e kemi humbur. Moralisht duhet të ndihemi superiorë. Edhe në 97 u goditëm, e sot, jemi të gjithë sëbashku. Jemi me dëshirë dhe vullnet, për të vazhduar në këtë rrugë me shumë përgjegjësi.

Situata është e rëndë, jo thjeshtë vetëm për PD, por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Rama po na largon nga Evropa, për të na degdisur në Lindje. Ai është cënim, s’ka mëshirë. La pandeminë në rënie të lirë. Vetëm PD ka historinë, kapacitetin, vlerat, veprat madhore, për t’i thënë ndal këtij regjimi. Duhet të jemi bashkë, duhet të jemi më shumë nesër, për të realizuar betejën tonë. Duhet rezistencë, qëndresë dhe forcë, vetëm kështu do të rikthejmë besimin”, tha Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat