Rama në Vjenë: Shqipëria 2030, synojmë njohjen e diplomave tona në Universitetet Europiane

Shqipëria

Rama në Vjenë: Shqipëria 2030, synojmë njohjen e diplomave tona në Universitetet Europiane

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 20:01
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama  ditën e sotme ka qenë i pranishëm në Vjenë për një vizitë pune.

Kjo vizitë e Ramës në Austri ka qenë në kuadër të mbështetjes për Universitetin Bujqësor të Tiranës për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin Shqipëria synon lidhjen e një partnershipi strategjik.

“Vjenë – Një vizitë brenda ditës, në mbështetje të drejtëpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin synojmë lidhjen e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit Shqipëria2030, që synon hapjen e universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjoze europiane, deri në njehsimin e diplomave

#SkaKohëPërPushim” shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat