“Krimi ndikim në Fier”, deputeti Koçi në SPAK

Shqipëria

“Krimi ndikim në Fier”, deputeti Koçi në SPAK

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 19:58
Petro Koçi

Në Shqipëri, deputeti i ardhshëm i Partisë Socialiste Petro Koçi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme pas deklaratave të tij publike se krimi ka shtrirë duart në financat publike në zonën e Fierit

Prokuroria kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, nisi menjëherë verifikimet për deklarat e zotit Koçi. Ky i fundit u shpreh pas daljes nga Prokuroria e Posaçme se është i bindur se në Fier, ku ai u zgjodh rishtazi deputet, përfaqësues të krimit të organizuar ndikojnë në financat publike përmes lidhjeve të drejtpërdrejta apo duke kërcënuar zyrtarë të nivele të ndryshme.

Bashkia e Fierit drejtohet prej vitesh të tëra nga partia që ai përfaqëson. Por zoti Koçi nuk dha shpjegime nëse kishte folur me emra konkretë para prokurorëve. Ai u mjaftua të deklaronte se “shumica e zyrtarëve në Fier nuk e kanë mirëpritur deklaratën time, gjë e cila do të thotë, se ajo që kam thënë, është e vërtetë dhe është një e vërtetë që dhëmb për disa”, u shpreh ai.

Mbetet të shihet nëse deklarimet e tij do të çojnë në hapjen e një hetimi nga SPAK, i cili pritet të vijojë fillimisht me verifkimin e disa prej tenderave të mëdhenj të organizuar nga pushteti lokal në Fier./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat