“Mos u dorëzo bisha”, Ballist Morina e mbështet Sali Berishën

Shqipëria

“Mos u dorëzo bisha”, Ballist Morina e mbështet Sali Berishën

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 19:29
Sali Berisha

Ballist Morina, shqiptari që ngriti dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri në vitin 2016 i ka dalë publikisht në krah ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në postimin e këtij të fundit në përgjigje të ambasadores amerikane Yuri Kim, Morina i ka bërë një koment inkurajues.

“Mos u dorzo bisha”, shkruan Morina në statusin e Sali Berishës, ndërsa komenti i tij ka marrë mjaft pëlqime dhe reagime.

Berisha i ka kthyer një përgjigje ambasadores amerikane, e cila deklaroi sot se PD nuk “mund të hajë bar”, vetëm për shkak të një deputeti, duke iu referuar këtu ish-kryeministrit i shpallur non-grata pak muaj më parë nga DASH.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat