Kush është gazetari i njohur shqiptar që paguhet nga grupet kriminale për të dalë në emisione? Reagon Hoxha

Shqipëria

Kush është gazetari i njohur shqiptar që paguhet nga grupet kriminale për të dalë në emisione? Reagon Hoxha

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 19:39
Artan Hoxha

Hetimet e SPAK dhe Anti-Mafias janë zgjeruar në Shqipëri në kuadër të operacioni ‘Shpirti’.

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar lidhur me lajmin se i dyshuar si pjesë e grupit është edhe një gazetar i njohur shqiptar, që lobonte për llogari të aktivitetit kriminal të të arrestuarve.

Në media u raportua se gazetari dyshohet se ka marrë disa mijëra euro nga grupet kriminale për të denoncuar në media parcelat me kanabis të kundërshtarëve të tyre.

Hoxha teksa ka shpërndarë një postim të kolegut të tij Elton Qyno, shkruan se e gjithë kjo situatë po përdoret si skemë sa herë që pushteti është duke mbyllur një pazar.

Reagimi i Artan Hoxhës:

Mos Qyno, se ia preve krahet rrotes se mullirit

Por tashme skema dihet, sa here pushteti eshte duke mbyllur ndonje pazar te madh, zagaret mediatik te tij, qe ushqehen me taksat dhe parate e qytetareve me te varfer ne Europe, kane per te detyre te spostojne vemendjen nga realiteti dhe nga e verteta.

Shperthe diku nje shashke tjeter per te hequr vemendjen e publikut nga zullumi i madh i pushtetit…

Mos i merr kaq seriozisht Elton, leri ta shijojne gjirizin e pushtetit, deri sa SPAK-u te nisi vertete hetimin per financimin e atij ndertimit voluminoz, ne lagjen e Shullazit…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat