Zjarr edhe në fshatin Dhoskat, flakët po avancojnë në zona të mbjella

Shqipëria

Zjarr edhe në fshatin Dhoskat, flakët po avancojnë në zona të mbjella

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë poshtë fshatit Dhoksat, në Njësinë Administrative Lunxheri, Bashkia Gjirokastër.
 

Mësohet se zjarri po avancon në zona të mbjella në drurë frutorë, sidomos në vreshtari e në fshatrat Dhoskat dhe Nokove.

Zjarrfikëset e Gjirokastrës po operojnë me vështirësi pasi mbetet ende aktive vatra e zjarrin në fshatin Palokastër çka e bën të pamundur menaxhimin nga ana e PMNZSH.

Flakët vlerësohen si të rrezikshme në Lunxheri. Deri më tani janë djegur tre hektarë kullotë ndërkohë që rrezikohet djegia e pesë hektarëve drurësh frutore, kryesisht vreshtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat