I dehur në timon, përplaset me makinë - arrestohet shoferi 70-vjeçar

Shqipëria

I dehur në timon, përplaset me makinë - arrestohet shoferi 70-vjeçar

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 00:35
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Kuçovës.

Një makinë tip “Toyota” me targa belge është përplasur me një trafik ndarëse të rrugës e për pasojë ka dalë jashtë kontrollit.

Drejtuesi i makinës, Lulzim Sherifi 70-vjeç banues në Berat, mësohet se ka qenë i dehur në timon, çka dyshohet të jetë edhe shkaku i aksidentit.

Sapo ka mbërritur policia i ka bërë testin e alkoolit dhe më pas e kanë arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat