Lajmi për vjedhjen e banesës në Lalëz, Kraja: ‘Fake news’, gjithçka e sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit

Shqipëria

Lajmi për vjedhjen e banesës në Lalëz, Kraja: ‘Fake news’, gjithçka e sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 08:04
Arben Kraja

Kreu i SPAK Arben Kraja e ka quajtur të pavërtetë lajmin për vjedhjen e banesës së tij në Lalëz.

Sipas Krajës s'ka asnjë mundësi ta fshehw vjedhjen nëse është e vërtetw, por ska ndodhur asnjë vjedhje në shtëpinë e tij as këto ditë e as më parë.

Në një reagim për Report TV Kraja tha se lajmi i pavërtetë është sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit

“Nuk më është vjedhur banesa, as këto ditë dhe as më pare. Lajmi i sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit”, tha Kraja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat