Ekspertët: Vaksinimi me detyrim nuk është zgjidhja e duhur, cenon të drejtat e qytetarëve

Shqipëria

Ekspertët: Vaksinimi me detyrim nuk është zgjidhja e duhur, cenon të drejtat e qytetarëve

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Prej disa ditësh numri i të infektuarve me koronavirus në vend regjistrohet në rritje. Megjithatë, ditën e djeshme është raportuar një lehtësim në krahasim me bilancin e të shtunës dhe numri i testimeve ka qenë më i lartë. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë treguan se, në 24 orë janë bërë gati 5 mijë testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 397 qytetarë.

Nga ana tjetër, një pacient nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin. Sipas MSH, në 24 orë janë shëruar 39 qytetarë, ndërsa në spital gjenden të shtruar vetëm 46 pacientë. “Në 24 orët e fundit janë kryer 4,935 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 397 qytetarë. Aktualisht, janë 2,810 pacientë aktivë në të gjithë vendin dhe në spital po marrin trajtim 46 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 54 vjeç nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve. Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,673 që nga fillimi i epidemisë”, raporton MSH.

Por, pavarësisht rasteve në rritje ekspertët e mjekësisë shprehen se, situata është nën kontroll dhe ata hedhin tërësisht poshtë teorinë për vaksinimin me detyrim.

Pas thirrjeve të fundit të MSH, që iu kërkon mësuesve të vaksinohen, eksperti Erion Dasho ka dalë kundër duke thënë se vaksinimi me detyrim nuk duhet të aplikohet në asnjë mënyrë. Sipas tij, kjo do të shkelte të drejta e qytetarëve.

“Politikëbërësit të lodhur me mjekët, infermierët dhe arsimtarët (po i detyrojnë ata të vaksinohen). Por të aplikosh detyrimin tek publiku i gjerë do të ishte totalisht e gabuar dhe kundërproduktive. Por në mënyrë kategorike kërkoj që, vaksinimi të mos bëhet i detyruar për asnjë segment të popullatës, madje as për mjekët dhe arsimtarët. Qytetarëve t'u njihet e drejta e zgjedhjes midis katër vaksinave, Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson”, shkruan Dasho në Facebook.

Sipas tij edhe fakti që vijon të ketë shumë kufizime tregon që qeveria po shkel liritë dhe të drejtat njerëzore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat