Diarre dhe të vjella, mbi 150 qytetarë kërkojnë ndihmë në Prrenjas, spitali nuk ka shtretër

Shqipëria

Diarre dhe të vjella, mbi 150 qytetarë kërkojnë ndihmë në Prrenjas, spitali nuk ka shtretër

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 07:49
Prrenjas

Mbi 150 qytetarë janë paraqitur ditën e sotme në spitalin e Prrenjasit me të njëjtat simptoma, të vjella, diarre dhe temperaturë.

Të shtruar nuk ka për faktin sepse nuk ka vende pasi po rikonstruktohet urgjenca.

Sipas burimeve nga spitali qytetarët që janë paraqitur duke kërkuar ndihmë mjekësore pasi janë vizituar janë larguar për në shtëpi për mungesë shtretërish.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me virozë stine sikur është shprehur njëri nga mjekët jashtë kameras apo helmim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat