Kryefjala e Edi Ramës për Ballkanin e Hapur serb u shndërrua në pasthirrmë për shqiptarët e ish-Jugosllavisë!

Shqipëria

Kryefjala e Edi Ramës për Ballkanin e Hapur serb u shndërrua në pasthirrmë për shqiptarët e ish-Jugosllavisë!

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 21 gusht 2021 Në ora: 17:26
Edi Rama

Kryefjalën qindvjeçare premtuese të shqiptarëve të ish-Jugosllavise për çlirimin nga Serbia e rrënoi Edi Rama me Ballkanin e Hapur të Vuçiqit, çlirimin e Kosovës e shndërroi në pasthirrmë shqiptare.

Kurrë se kanë menduar shqiptarët e ish-Jugosllavise se këtë dashuri të madhe ndaj Shqipërisë Edi Rama do ta kthejë në urrejtje. Se mëmën Shqipëri do ta urrejmë kaq shumë kurrë se kemi menduar, aq sa të gjithà ndjenjat dashurore ndaj Shipërisë na kanë humbur për shkak politikës së gabuar të Ramës ndaj shqiptarëve jashta qeverisë se tij.

Nuk e dimë a popullata shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë kanë tradhtuar, apo Edi Rama ka tradhtuar Shqipërinë duke u lidhur me Serbinë e duke anashkakuar Kosovën e Albin Kurtit?

Pas 100 vjet përpjekje Kosova u nda përgjithmonë nga egërsirat serbe dhe ky Edi Rama këtë përpjekje qindvjeçare është duke e përmbysur me Ballkanin e Hapur serb.

Shtojcë:

Kurrë se kishim menduar se mëmën Shipëri do ta urrejmë për shkak të Edi Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat