Trashëgimia kulturore, Rama: Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor

Shqipëria

Trashëgimia kulturore, Rama: Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:52
Edi Rama

Një hap të rëndësishëm e ka quajtur kryeministri Edi Rama memorandumin e mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe SHBA në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Teksa ka ndarë pamjet nga momenti i nënshkrimit të këtij memorandumi nga ana e ministres së Kulturës Elva Margariti, Rama shkruan se Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor .

“Një hap i rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj here përmes Memorandumit të Mirëkuptimit në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor, atë të ruajtjes së trashëgimisë kulturore”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat