Mbi një mijë hektarë pyje e kullota të djegura në Kukës

Shqipëria

Mbi një mijë hektarë pyje e kullota të djegura në Kukës

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 16:56
Ilustrim

Bashkia e Kukësit ka bërë një bilanc paraprak të dëmeve në pyje nga mbi 20 vatra zjarri që përfshinë zonat malore.

Drejtori i shërbimit pyjor Sali Hallaçi, thotë se deri më tani janë djegur mbi 1000 hektarë pyje dhe kullota.

Aktualisht në qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë aktive zjarret në Majën e Rrunë dhe Majën e Zezë.

Por në mëngjes pati reshje shiu që ndikuan në fikjen e disa vatrave në këto zona, ndërsa flakët janë në kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat