Me diell dhe shi, ja si do të jetë moti gjatë fundjavës

Shqipëria

Me diell dhe shi, ja si do të jetë moti gjatë fundjavës

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 14:28
Ilustrim

Fundjava nuk do të jetë ideale për pushime.

Edhe pse ndodhemi në fund të gushtit, duket se këto ditë reshjet e shiut kanë sjellë mot të paqëndrueshëm.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin për fundjavën:

Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe gjatë fundjavës.

Dita e shtunë parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit. Era nga juglindja- jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Dita e diel do të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e perëndim, gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit, hera-herës reshje në formë shtrëngatash kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Era nga veriperëndimi- jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 10 m/sek.

Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat