“Burgu i Zaharisë duhet të mbyllej para 20 vitesh” Hoxha: Të sëmurët mendorë trajtohen si të burgosur

Shqipëria

“Burgu i Zaharisë duhet të mbyllej para 20 vitesh” Hoxha: Të sëmurët mendorë trajtohen si të burgosur

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 22:45
Foto

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha është shprehur në Open se burgu i Zaharisë duhej të mbyllej para 20 vitesh dhe kjo gjë është një nga problemet aktuale më të mëdha.

“Burgu i Zaharisë prej 20 vitesh duhej të mbyllej, kemi marrë fletërrufe nga ndërkombëtarët. Ata qëndrojnë në një burg kur duhet të qëndronin në një spital.

Ai është një burg ferr, personat me probleme mendore nuk duhet të qëndrojnë aty. Ata trajtohen si të burgosur. Ne thamë ai u lirua, në fakt ai nuk ka qenë asnjëherë i dënuar sepse ata nuk dënohen.

Kemi problemin e mos hapjes së një spitali psikiatrik, Gjonaj premtoi hapjen e një spitali burg, por nuk e mbajti fjalën. Dikush e ka shkelur ligjin, pa e harruar vrasësin e Sabrinës dikush e ka shkelur ligjin”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat