Programi i qeverisë ‘Rama 3’, Vasili: Paçavure, fsheh thelbin e rrezikut të Shqipërisë

Shqipëria

Programi i qeverisë ‘Rama 3’, Vasili: Paçavure, fsheh thelbin e rrezikut të Shqipërisë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 20:47
Petrit Vasili

Kryeministri Edi Rama më 16 shtator prezantoi programin e tij qeverisës “Rama 3”

Ndërkohë këtë e ka komentuar edhe nënkryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Petrit Vasili, në një intervistë me gazetarin Arnold Kariqi.

Ai shprehet se programi i qeverisë është thelbi i rrezikut të Shqipërisë, ndërsa shton se është i mbushur me propagandë.

Petrit Vasili: Pa dashur të bëhem polemik, të gjithë e kanë kuptuar që ne nuk kemi dëgjuar një program të qeverisë. Thjesht kemi dëgjuar një thes të madh me propagandë, që fsheh as më shumë as më pak atë që është thelbi i rrezikut të Republikës sonë që është kapja e shtetit, pasi kapja e drejtësisë, kapja e zgjedhjeve , si dhe kapja e ekonomisë me të gjithë elementët e saj, ku pikasin shitje dhe shpërdorim të jashtëzakonshme të interesave publike të qytetarëve. Këto janë problemet themelore, dhe ky është rreziku I madh që kërcënon Shqipërinë. Ndërsa libri I përrallave, me premtime,  4D, 3D, nuk ka asgjë tjetër. Program nuk kishte as minimumin e korrektesës gjuhësore. Ishte një paçavure propagandistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat