Inskenoi djegien e tij në Shqipëri, por u gjet gjallë - publikohet fotoja e Pecorellit i maskuar për të mos u njohur

Shqipëria

Inskenoi djegien e tij në Shqipëri, por u gjet gjallë - publikohet fotoja e Pecorellit i maskuar për të mos u njohur

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 12:47
Davide Pecorelli

Është publikuar fotoja e biznesmenit Italian Davide Pecorelli i gjetur në një ishull në Itali 8 muaj pasi inskenoi djegien e tij brenda një makine në një fshat të Pukës.

Në këtë foto shihet se si ai ishte maskuar në mënyrë që të mos njihej.

Image

Biznesmeni italian Davide Pecorelli nuk vdiq i vrarë në makinën e djegur në Pukë. Ai u gjet i gjallë në brigjet e Montecristo pas tetë muajsh. Gazetat italiane, zbuluan dje mashtrimin me zhdukjen e Pecorellit, ndërsa sot japin disa detaje më shumë mbi historinë misterioze. Me kartën e kreditit të Davide Pecorelli, pas 8 muajsh, një tërheqje e parave u bë të dielën në mbrëmje në një bankë në Romë.

Ishte shoqëruesi shqiptar (i ndihmuar nga avokati Giancarlo Viti), banues në Lama di San Giustino, i cili raportoi alarmin e bankës tek hetuesit ku më pas ai u zbulua se ishte gjallë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat