Ulet numri i urgjencave, në 3 ditët e fundit asnjë rast të grave shtatzëna të shtruara

Shqipëria

Ulet numri i urgjencave, në 3 ditët e fundit asnjë rast të grave shtatzëna të shtruara

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Ulet numri i urgjencave në spitalet covid. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkte për ‘News24’ nga jashtë Infektivit.

Ai tha se që prej mëngjesit të sotëm, ka pasur 4 raste të urgjencave.

Ndërkohë, i lartë vijon të jetë numri i fataliteteve, ndërsa pjesa më e madhe e shtrimeve në spital janë persona të pavaksinuar.

Në 3 ditët e fundit nuk ka pasur raste të grave shtatzëna të shtruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat