Kapet me fishek në valixhe në Rinas, e reja nuk pranon të flasë: Dua avokat!

Shqipëria

Kapet me fishek në valixhe në Rinas, e reja nuk pranon të flasë: Dua avokat!

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Një grua, e cila do të udhëtonte nga areoporti i Rinasit, u kthye pas nga policia kufitare, pasi skaneri i gjurmoi në çantën e dorës një send të dyshimtë, që kur u kontrollua rezultoi se ishte i ndaluar për t’u transportuar, pasi ishte një fishek. Sipas burimeve të Gazetasi.al, e reja me inicialet X.B. , e moshës 25 vjeçe, refuzoi të japë shpjegime në polici.

Një agjent i policisë e pyeti të renë, me status e divorcuar, se cilat ishin shkaqet që ajo po udhëtonte me një fishek në çantë , por ajo mësohet të jetë përgjigjur: “Refuzoj të jap shpjegime pa praninë e një avokati mbrojtës dhe ndaj do të hesht”.

E dyshuara, sipas policisë, nuk u arrestua, por sakaq ajo u kthye pas për shkaqe hetimore dhe siç rezulton nga policia kufitare, ajo pritet të hetohet për akuzën e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit, të parashikuar nga neni 278/4 të Kodit Penal.

Gjatë këqyrjes, tha një burim pranë komisariatit të Rinasit, punonjësit e sigurisë në areoport e kontrolluan fizikisht 25-vjeçaren, pasi u konstatua në skaner një send i ngjashem me një fishek.

Më pas, nga verifikimi i personalizuar, doli që sendi ishte një copë fishek i ngjashëm me ato të pistoletës dhe në pjesën e gëzhojës, u konkludua që është i kalibrit 7.65. E reja, me inicialet X.B., ka kundërshtuar të japë shjegime, – tha një burim policor i Gazetasi.al, me pretendimin se “do flasë në një moment tjetër të dytë, pasi të jetë e shoqëruar nga një avokat mbrojtës”.

Për policinë, mbetet e paqartë dhe nuk mund të shtojë asnjë detaj, nëse e reja e kishte harruar në çantë fishekun, apo e ka marrë qëllimisht, më e pakta për ta mbajtur relike nga vendi i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat