Klevis Balliu për Bashën: E kam mbështetur deri në momentin që përjashtoi Berishën

Shqipëria

Klevis Balliu për Bashën: E kam mbështetur deri në momentin që përjashtoi Berishën

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 20:15
Klevis Balliu

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se ai e ka mbështetur Bashën deri në momentin që përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar.

Ai tha se Basha me këtë vendim bëri një tradhti të madh ndaj demokratëve dhe theksoi se ai është i marrë peng.

“Ndërsa foltorja që ka ngritur Sali Berisha ka për qëllim sjelljen e pluralizimit në PD dhe bashkimin e të gjithë demokratëve për tu përballur me qeverinë kriminale të Edi Ramës. Partia nuk është një zyrë apo një vulë, por janë vlerat dhe parimet.

Këto sot janë në shesh me Berishën. Kuvendi do të mblidhet sipas statusit. Basha nëse do të vijë ose jo, për të dhënë argumentet e tij. Sepse kush ka frikë nga diskutimi, ka frikë nga pluralizmi”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat